Turqia ka intensifikuar bombardimet në disa pjesë të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i127876-turqia_ka_intensifikuar_bombardimet_në_disa_pjesë_të_sirisë
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se trupat ushtarake të Turqisë vazhdojnë të intensifikojnë bombardimet vendbanimeve civile në disa rajone të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 29, 2022 11:45 Europe/Tirane
  • Turqia ka intensifikuar bombardimet në disa pjesë të Sirisë

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi se trupat ushtarake të Turqisë vazhdojnë të intensifikojnë bombardimet vendbanimeve civile në disa rajone të Sirisë.

Një aeroplan spiun turk fluturoi mbi rajonin Tel Tamr dhe Abu Rasine në periferi të qytetit Hasake, njoftoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, sipas agjencisë së lajmeve Russia Today.

Raporti shton se pas fluturimeve të këtij aeroplani spiun turk, ushtria turke ka lëshuar dhjetëra raketa në qendër të qytetit Abu Rasin, të cilat kanë shkaktuar dëme të shumta materiale në shtëpitë e banorëve të këtij qyteti.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut deklaroi se ushtria turke sulmoi gjithashtu fshatrat Tal Al-Ward, Kharbeh Shair, Al-Kozalije, Al-Ghaybish, Sakar Humejr, Tawila, Tal Xhuma dhe Tal Kifxhi të asirianëve.

Populli sirian ka bërë thirrje vazhdimisht për tërheqjen e trupave turke nga vendi i tyre.

Ushtria turke pushtoi pjesë të Sirisë veriore dhe verilindore rreth dy vjet e gjysmë më parë me pretekstin e luftës kundër terroristëve dhe një grup ushtarësh turq janë ende të pranishëm në këto zona.

Qeveria siriane ka protestuar vazhdimisht për praninë e trupave turke dhe grupeve terroriste në tokën siriane.