Hamasi: Ne nuk i japim asnjë zotim palëve ndërmjetësuese
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i128030-hamasi_ne_nuk_i_japim_asnjë_zotim_palëve_ndërmjetësuese
Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklaroi: "Nuk do t'i japim asnjë zotim apo premtim palëve ndërmjetëse që të mos intensifikuar tensionet me regjimin sionist".
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 01, 2022 11:14 Europe/Tirane
  • Hamasi: Ne nuk i japim asnjë zotim palëve ndërmjetësuese

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) deklaroi: "Nuk do t'i japim asnjë zotim apo premtim palëve ndërmjetëse që të mos intensifikuar tensionet me regjimin sionist".

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se zëdhënësi i Hamasit, Hazem Kasim, tha në një deklaratë të mërkurën se ndërmjetësit po përpiqeshin të merrnin një zotim nga Hamasi në mënyrë që situata të mos përshkallëzohej, mirëpo plotësimi i një kërkese të tillë nën hijen e agresionit dhe krimeve të regjimit sionist, është e pamundur.
Kasim deklaroi: “Në vazhdën e politikës pushtuese dhe veprimeve kriminale dhe armiqësore të sionistëve, nuk mund të flitet për armëpushim”.
Zëdhënësi i Hamasit shtoi: "Ndërmjetësuesit kanë intensifikuar kontaktet e tyre me udhëheqësit e Hamasit, madje në vazhdën e agresionit dhe sulmeve të dhunshme të fundit në qytetin e Kodsit të shenjtë".
Hazem Kasim tha se lëvizja Hamas u ka deklaruar ndërmjetësuesve se populli palestinez nuk do të lejojë asnjë agresion dhe përdhosje të simboleve të shenjta islame.
Zëdhënës i Hamasit theksoi: "Tel Aviv injoron kërkesat e palëve ndërmjetësuese dhe mbështet përshkallëzimin e veprimeve të dhunshme të kolonëve të kolonëve sionist".
Më herët, Ismail Hanije, shefi i zyrës Politike të Hamasit, ishte shprehur kundër dhënies së çfarëdo garancie ndërmjetësuesve.