Hamas: Rezistenca gjithëpërfshirëse është e vetmja mënyrë për të çliruar Palestinën
Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) ka deklaruar se rezistenca gjithëpërfshirëse është e vetmja mënyrë për të siguruar të drejtat e popullit palestinez dhe për të çliruar tokën dhe vendet e shenjta të Palestinës.
Agjencia e lajmeve Shahab njoftoi se Hamas në një deklaratë të dielën me rastin e pesëdhjetë e pesë vjetorit të agresionit ushtarak të regjimit sionist të vitit 1967, deklaroi se rezistenca ushtroi fuqinë e saj për të bashkuar popullin palestinez kudo dhe për të frenuar pushtuesit sionist dhe për t'u përballur me agresionin e regjimit sionist dhe për të përmbysur ekuacionet e luftë kundër pushtuesve sionist dhe kjo dëshmoi se rezistenca gjithëpërfshirëse është e vetmja rrugë për realizimin e të drejtave dhe për të çliruar tokën e Palestinës dhe vendet e saj të shenjta.
Në këtë deklaratë, Hamasi bëri thirrje për përpjekje më të mëdha për të arritur unitet kombëtar dhe partneritet të vërtetë midis të gjithë palestinezëve në bazë të një programi të rezistencës, duke shtuar se të drejtat, parimet dhe simbolet e shenjta të popullit palestinez duhet të mbrohen dhe se çdo përpjekje për të ringjallur kompromisin absurd, nuk do të ketë kurrfarë dobie, ndërsa autorët e tij nuk do të arrijnë asnjë rezultat përveç dëshpërimit dhe humbjes.
Hamasi bëri thirrje për braktisjen e rrugës së normalizimit të marrëdhënieve me armikun sionist, duke shtuar: “Lëvizja në këtë drejtim të gabuar është vetëm në dobi të pushtuesve sionist dhe do të intensifikojë terrorizmin e tij kundër popullit, tokës dhe vendeve të shenjta palestineze, dhe do të krijojë rrethanat për depërtimin e sionistëve në sigurinë kombëtare të vendeve arabe dhe islame dhe dëmton stabilitetin dhe interesat e popujve arabë".
Shtatë dekada pas pushtimit të tokës historike të Palestinës, pushtuesit janë në prag të zhdukjes dhe kanë dyshime për të ardhmen e regjimit sionist. Kolonët sionistë nga frika e popullit palestinez dhe rojeve të Xhamisë Al-Aksa dhe operacioneve të rezistencës palestineze në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, tani po mendojnë të ikin nga këto territore.