Forcat sioniste arrestojnë 10 palestinezë në Bregun Perëndimor
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar një numër palestinezësh në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Për të arritur qëllimet e tyre pushtuese, sionistët sulmojnë çdo ditë pjesë të ndryshme të Palestinës dhe arrestojnë e burgosin palestinezët me pretendime të rreme.
Aktualisht janë 4700 palestinezë në burgjet e regjimit sionist, duke përfshirë 250 fëmijë dhe 47 gra.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në vazhdim të veprimeve të dhunshme të forcave ushtarake të regjimit sionist kundër palestinezëve, forcat sioniste sot në mëngjes arrestuan dhjetë palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor.
Regjimi sionist përmes arrestimeve të gjera në Bregun Perëndimor, po përpiqet të parandalojë palestinezët, veçanërisht të rinjtë, nga kryerja e operacioneve anti-sioniste.
Statistikat tregojnë se këto arrestime e burgosje jo vetëm që nuk reduktuan operacionet e rezistencës palestineze, por se operacionet e rezistencës kundër regjimit sionist janë rrit ndjeshëm vitin e kaluar.