Ismail Hanije takohet me Sejed Hassan Nasrallah
(last modified Thu, 23 Jun 2022 13:38:34 GMT )
Qershor 23, 2022 15:38 Europe/Tirane
  • Ismail Hanije takohet me Sejed Hassan Nasrallah

Zyra për marrëdhëniet publike e Hezbollahut të Libanit njoftoi se sekretari i përgjithshëm i Rezistencës Islamike të Libanit u takua me shefin e zyrës politike të Hamasit në Bejrut.

Sipas faqes informative Sama, Sejed Hassan Nasrallah, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Islamike "Hezbullah" të Libanit, u takua me Ismail Hanije, shefin e zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) të enjten në Bejrut për të diskutuar zhvillimet më të fundit në boshtin e rezistencës, kërcënimet, sfidat dhe mundësitë ekzistuese dhe të dy palët në këtë takim theksuan nevojën e bashkëpunimit mes të gjitha sektorëve të rezistencës për t'i shërbyer qëllimit kryesor që lidhet me Kodsin e shenjtë, vendet e shenjta islame dhe çështjen e Palestinës.
Hanije është planifikuar të takohet edhe me presidentin libanez Mishel Aoun, kryeministrin Naxhib Mikati dhe kryetarin e Parlamentit të Libanit, Nabije Berri.
Vizita e delegacionit të Hamasit në Liban përkoi me përshkallëzimin e tensioneve mes Libasnit dhe regjimit sionist pas pranisë së një anijeje sioniste në zonën e diskutueshme për nxjerrjen e gazit në Liban.
Dje (e mërkurë), Hanije u takua me Sheikh Abdulatif Darjan, kryemyftiu i Libanit dhe vlerësoi rolin dhe qëndrimet e Abdulatif Darjhan ndaj Kudsit, çështjes dhe popullit palestinez brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë takimit, shefi i zyrës politike të Hamasit theksoi solidaritetin e plotë me Libanin në lidhje me të drejtën e tij për të përdorur burimet natyrore, përfshirë gazin.
Në vazhdim të këtij takimi, zhvillimet politike dhe në rajon, veçanërisht ngjarjet në Kodsin e shenjtë dhe Xhaminë Al-Aksa, përpjekjet e regjimit sionist për të imponuar një plan të ndarjes së kohës dhe hapësirës në Xhaminë Al-Aksa dhe roli i Al-Aksasë si dhe roli i rojeve të Xhamisë Aksa në mbrojtjen e saj, janë diskutuar gjatë këtij takimi.

Tags