Palestinezët protestojnë ndaj vizitës së Biden në territoret e pushtuara
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i129814-palestinezët_protestojnë_ndaj_vizitës_së_biden_në_territoret_e_pushtuara
Mijëra palestinezë do të organizojnë një tubim në Bregun Perëndimor, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në territoret e pushtuara nga Izraeli për të nisur një udhëtim të diskutueshëm në rajonin e Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 13, 2022 16:20 Europe/Tirane
  • Palestinezët protestojnë ndaj vizitës së Biden në territoret e pushtuara

Mijëra palestinezë do të organizojnë një tubim në Bregun Perëndimor, ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden ka mbërritur në territoret e pushtuara nga Izraeli për të nisur një udhëtim të diskutueshëm në rajonin e Lindjes së Mesme.

Aktivistët e mediave sociale u bënë thirrje palestinezëve të dalin të enjten në rrugë në një protestë masive në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor të pushtuar në orën 18:00 sipas kohës lokale. Aktivistët shtuan se demonstruesit do të mblidhen në sheshin al-Manara në një shfaqje të kundërshtimit të ashpër ndaj regjimit pushtues izraelit dhe masave të tij arbitrare kundër kombit palestinez. Ndërkohë një deklaratë, lëvizja palestineze Hamas e përshkroi vizitën e presidentit amerikan në Palestinën e pushtuar në përputhje me interesat e regjimit sionist. Ndërsa presidenti Joe Biden filloi një vizitë në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli, gazetarët nga Forumi Mediatik Palestinez i kanë kërkuar atij që të "ndalojë përkrahjen e okupimit sionist". Ata gjithashtu i kanë bërë thirrje atij që të ndihmojë në zbatimin e drejtësisë për gazetaren e Al Jazeera, Shireen Abu Akleh, e cila u vra me gjakftohtësi nga forcat e regjimit izraelit ndërsa mbulonte bastisjen e tyre në qytetin Xhenin të Bregut Perëndimor në maj.