Ministri i Jashtëm saudit: Negociatat me Iranin janë pozitive
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i129922-ministri_i_jashtëm_saudit_negociatat_me_iranin_janë_pozitive
Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite deklaroi se çështja e NATO-s arabe nuk u ngrit në samitin e Xheddah, duke theksuar se Riadi dëshiron të vendosë marrëdhënie normale me Teheranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 16, 2022 15:45 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm saudit: Negociatat me Iranin janë pozitive

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite deklaroi se çështja e NATO-s arabe nuk u ngrit në samitin e Xheddah, duke theksuar se Riadi dëshiron të vendosë marrëdhënie normale me Teheranin.

Faisal bin Farhan ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtoi se dora e Arabisë Saudite është ende e shtrirë drejt Iranit dhe Riadi dëshiron të vendosë marrëdhënie normale me Teheranin. Ministri i Jashtëm saudit tha gjithashtu se negociatat me Iranin janë pozitive, por qëllimi ende nuk është arritur dhe shpresojmë të shohim zhvillime në të ardhmen. Ben Farhan sqaroi se rrugët diplomatike janë mënyra më e mirë dhe e vetme për të ndërvepruar me Iranin. Ai gjithashtu tha: As në takimin e Xheddah-s dhe as më parë, nuk u trajtua asnjëherë çështja e bashkëpunimit ushtarak apo teknik me Izraelin. Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite deklaroi: Nuk ekziston NATO-ja Arabe dhe nuk e di nga vjen ky emër dhe kjo çështje nuk u ngrit në samitin e Xheddah-s.