Dështimi i operacionit të ushtrisë izraelite në Nablus
Ministri i Jashtëm i regjimit sionist pranoi se operacioni i ushtrisë sioniste në Nablus ka dështuar.
Në agimin e ditës së djeshme (e diel) në pjesën e vjetër të qytetit Nablus u zhvilluan përleshje të ashpra të armatosura mes luftëtarëve të rezistencës dhe forcave pushtuese, të cilat rezultuan me martirizimin e dy të rinjve palestinezë dhe plagosjen e të paktën 19 të tjerëve. Sipas raportit të rrjetit Kods Al-Akhbariya, një burim i informuar tha për mediat palestineze se ushtarët sionistë që sulmuan Nablusin u zunë në pritë nga luftëtarët e rezistencës dhe u vunë nën rrethim për më shumë se 40minuta. Ky burim i mirëinformuar ka theksuar se pas tërheqjes së ushtarëve sionistë në zonën e rrethuar janë vërejtur gjurmë gjaku dhe sende të tyre personale. Burimi i përmendur shtoi se forcat me të cilat u përlesh regjimi sionist në këtë rajon ishin luftëtarë nga Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamasi), Lëvizja Xhihad Islamik dhe Fatah. Në këtë kuadër, ministri i Sigurisë së Brendshme të regjimit sionist pranoi se synimet e ushtrisë së këtij regjimi në përballjen me operacionet palestineze në Nablus nuk janë arritur. Grupet e rezistencës palestineze kishin njoftuar më parë se do t'i rezistojnë agresionit të regjimit sionist dhe se sionistët duhet të pranojnë përgjegjësinë e plotë për pasojat në rast agresioni. Fraksionet e rezistencës palestineze kishin paralajmëruar gjithashtu për një përballje të gjerë me regjimin pushtues të Al-Kodsit në rast të vazhdimit të sulmeve të tij në zona të ndryshme të Palestinës.