Nasrullah: Regjimi sionist bazohet në vrasje dhe krim
“Sejed Hasan Nasrullah”, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban, në një fjalim gjatë ceremonisë së zisë të dhjetëditëshit të parë të Muharremit e cila u mbajt në periferinë jugore të Bejrutit, në përgjigje të sulmeve të regjimit sionist në Gaza, tha se ky regjim bazohet në vrasje dhe krim.
Sipas IRNA; Sejed Hasan Nasrullah tha: Disa regjime duan të na bindin se Izraeli është një pëllumb paqeje, por ky regjim bazohet në vrasje dhe krim. Nasrullah ka thënë: Ajo që ndodhi në Gaza është një shkelje e qartë dhe e dukshme e kryer nga Izraeli dhe një krim i drejtpërdrejtë. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban shtoi: Heshtja përballë këtij sulmi dhe mos përgjigjja do ta shtyjë armikun të kryejë më shumë atentate kundër liderëve palestinezë. Regjimi sionist e di se rezistenca është më e fortë se kurrë. Nasrullah më tej ka thënë: Rezistenca në Liban dhe Palestinë ka dëshmuar se ushtria pushtuese është e mundur dhe e poshtëruar. Ai shtoi: Përvoja ka vërtetuar gjithashtu se Amerika dështon në politikë dhe në terren, siç ka dështuar në Irak, Afganistan, Iran, Jemen, Liban, Somali, Venezuelë dhe Kubë. Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban tha: Unë i them armikut sionist, “mos bëni llogaritë e gabuara për Libanin pasi çfarëdo që të bëni dhe çfarëdo që të thoni nuk mund të ndikojë në vullnetin dhe shpirtin tonë. Ne i besojmë Zotit dhe vetes dhe jemi të bindur për dobësinë dhe dinakërinë e armikut”. Sejed Nasrullah ka thënë: Orët dhe ditët në vijim do të tregojnë se armiku ka llogaritur gabim sulmin në Gaza.