Martirizimi i një tjetër komandanti të lartë të Xhihadit Islamik
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i130702-martirizimi_i_një_tjetër_komandanti_të_lartë_të_xhihadit_islamik
Lëvizja Xhihadi Islamik njoftoi martirizimin e një prej komandantëve të saj të lartë në sulmin e regjimit sionist në Rripin e Gazës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 07, 2022 11:15 Europe/Tirane
  • Martirizimi i një tjetër komandanti të lartë të Xhihadit Islamik

Lëvizja Xhihadi Islamik njoftoi martirizimin e një prej komandantëve të saj të lartë në sulmin e regjimit sionist në Rripin e Gazës.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Palestineze, të dielën në mëngjes, trupat e tetë martirëve palestinezë, përfshirë "Khalid Mansour", komandant i rajonit jugor të degës ushtarake "Saraya Al-Quds" të Xhihadit Islamik, u zbulua tek rrënojat e shkaktuara nga sulmi i mbrëmshëm i regjimit sionist në Rafah. Ministria e Shëndetësisë palestineze njoftoi rritjen e numrit të dëshmorëve në 32 persona, mes të cilëve 6 fëmijë dhe rritjen e numrit të të plagosurve në 215 persona. Lëvizja e Xhihadit Islamik dhe dega e saj ushtarake " Saraya al-Quds" në një deklaratë duke ngushëlluar martirizimin e dëshmorëve të Rafahut duke përfshirë "Khaled Mansour" dhe dy luftëtarë të tjerë të Xhihadit Islamik të quajtur "Ziyad Ahmed Al-Mudall" dhe "Rafat Saleh Sheikh dhe njoftoi se gjaku i komandantit martir Khaled al-Mansour do të ndezë betejën për të mbrojtur Kodsin dhe xhaminë Al-Aksa. Pas krimit të kryer nga sionistët, forcat Kods të lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez që nga mbrëmja e së shtunës e deri më sot kanë shënjestruar me raketa dhe mortajat e tyre zona të ndryshme të Palestinës së pushtuar. Deri më tani, Irani, Iraku, Arabia Saudite, Turqia, Algjeria, Tunizia, Jordania, Katari dhe Kuvajti kanë lëshuar deklarata duke dënuar sulmet e izraelit kundër popullit të shtypur të Gazës.