10 sionistë u plagosën nga të shtënat në Kodsin e pushtuar
Policia sioniste njoftoi se 10 sionistë u plagosën sot në mëngjes gjatë të shtënave në një autobus në Kodin e pushtuar.
Agjencia palestineze e lajmeve “Shahab” raportoi se luftëtarët e grupeve të rezistencës qëlluan kundër sionistëve të pranishëm në një stacion autobusi në Kodsin e pushtuar. Kanali Rusia Today raportoi se në këtë operacion u plagosën 10 sionistë, 3 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Sipas raportimeve, autorët e këtyre operacioneve kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes dhe policia izraelite duke rritur nivelin e gatishmërisë ka shtuar forcat e sigurisë. Pas këtyre operacioneve të të shtënave, policia izraelite vendosi të pengojë kolonët që të largohen nga Muri al-Baraq në Kods, sepse ata janë të shqetësuar se luftëtarët palestinezë do t'i qëllojnë përsëri. Nisur nga kjo, rreth 40 automjete ushtarake të regjimit fëmijëvrasës sionist, në përpjekje për të gjetur autorët e këtij operacioni, janë dërguar drejt lagjes “Selvan” në lindje të Kodsit të pushtuar dhe gjithashtu në kampin “Xhenin”. Gjithashtu, dronët sulmues të këtij regjimi fluturuan mbi qiellin e Selvanit për të marrë pjesë në kërkimin e luftëtarëve palestinezë. Mediat në gjuhën hebraike gjithashtu shkruan se në të njëjtën kohë kur ushtarët sionistë hynë në kampin Xhenin në Bregun Perëndimor, të rinjtë palestinezë dhe luftëtarët e rezistencës nisën t’i luftojnë ata. Faëzi Barhoum, zëdhënësi i lëvizjes së rezistencës islamike palestineze "Hamas" tha: Operacioni trim i Kodsit është një përgjigje e natyrshme ndaj luftës së pushtuesve dhe kolonëve dhe krimeve të tyre të përditshme kundër popullit tonë, tokës tonë dhe vendeve tona të shenjta islame e të krishtera. Zëdhënësi i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez ka përgëzuar operacionin Kods dhe ka bërë të ditur se ky operacion është kryer në linjë të vazhdimit të rezistencës kundër pushtuesit.