Ushtria amerikane  uzurpon shtëpitë e banorëve në lindje të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i131226-ushtria_amerikane_uzurpon_shtëpitë_e_banorëve_në_lindje_të_sirisë
Burimet lokale në Siri raportuan të dielën se ushtarët terroristë amerikanë, së bashku me milicitë kurde që i mbështesin ata, kanë pushtuar shtëpitë e qytetarëve sirianë në lindje të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Gusht 22, 2022 03:11 Europe/Tirane
  • Ushtria amerikane  uzurpon shtëpitë e banorëve në lindje të Sirisë

Burimet lokale në Siri raportuan të dielën se ushtarët terroristë amerikanë, së bashku me milicitë kurde që i mbështesin ata, kanë pushtuar shtëpitë e qytetarëve sirianë në lindje të Sirisë.

Sipas IRNA, agjencia e lajmeve Sputnik, duke cituar reporterin e saj me bazë në Deir Ezzor, raportoi se shtëpitë e përmendura në qytetin "Zhiban" janë pushtuar nga ushtarë amerikanë dhe elementë kurdë. Ky qytet ndodhet pranë fushës së naftës të quajtur "Al Omar". Kjo fushë është fusha më e madhe e naftës në Siri, ku forcat amerikane kanë ndërtuar bazën e tyre më të madhe ilegale në lindje të Sirisë. Burime lokale të informuara raportuan se Forcat Demokratike kurde të Sirisë (SDF) në bashkëpunim me amerikanët pushtuan pesë shtëpi në lagjen "Al-Latëa" në qytetin e Dhiban, e cila lidhet me bazën amerikane në anën jugore të fushës së naftës Omar. Pas këtij aksioni, nomadët arabë të këtij rajoni dhe disa rajoneve të tjera në lindje dhe perëndim të Deir Ezzorit, protestuan kundër elementëve amerikanë dhe bllokuan rrugët. Amerika ka rreth 28 baza ushtarake në lindje të Sirisë, të cilat në formën e një unaze rrethojnë të gjitha burimet e naftës dhe gazit të Sirisë.  Ministria Siriane e Naftës njoftoi javën e kaluar se forcat pushtuese amerikane dhe mercenarët e tyre çdo ditë po vjedhin rreth 66,000 fuçi naftë nga Siria.  Qeveria siriane ka theksuar vazhdimisht se këto milici të SDF-së dhe amerikanët në lindje dhe verilindje të Sirisë nuk kanë qëllim tjetër përveç grabitjes së naftës së vendit, ndërkohë që  prania e tyre është e paligjshme.