Përleshje mes palestinezëve dhe ushtarëve sionistë në Xhenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i131420-përleshje_mes_palestinezëve_dhe_ushtarëve_sionistë_në_xhenin
Tre palestinezë u plagosën nga ushtarët izraelitë gjatë përleshjeve në qytetin Xhenin në veri të Bregut Perëndimor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 28, 2022 07:23 Europe/Tirane
  • Përleshje mes palestinezëve dhe ushtarëve sionistë në Xhenin

Tre palestinezë u plagosën nga ushtarët izraelitë gjatë përleshjeve në qytetin Xhenin në veri të Bregut Perëndimor.

Sipas Al Jazeera, burime palestineze raportuan se disa palestinezë u plagosën në një përleshje me forcat sioniste në Xhenin, që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor. Agjencia e lajmeve Shahab raportoi se luftëtarët palestinezë qëlluan mbi ushtarët sionistë në rrugën Haifa në qytetin Xhenin. Nga ana tjetër, burime izraelite bënë të ditur se një kolon sionist u qëllua dhe u plagos në koloninë sioniste Kokhav Yakov pranë Jeruzalemit mbrëmjen e së shtunës. Ushtria sioniste pohoi në një deklaratë se ka neutralizuar një operacion rezistence pranë Xheninit. Në këtë deklaratë thuhet se një i ri palestinez synonte të kryente një operacion rezistence dhe të sulmonte me armë të ftohta ushtarët izraelitë pranë vendkalimit Rejhan në Xhenin, por ushtarët sionistë e arrestuan dhe e penguan këtë operacion. Vlen të theksohet se gjatë përleshjeve të javës së kaluar ndërmjet palestinezëve dhe ushtarëve sionistë në Bregun Perëndimor, një palestinez u martirizua dhe gjithashtu u plagosën një numër ushtarësh dhe kolonësh sionistë.