Militantët palestinezë sulmojnë një bazë ushtarake izraelite
Gjatë sulmit të mëngjesit të sotëm të luftëtarëve palestinezë në një qendër ushtarake të regjimit izraelit në Bregun Perëndimor, të paktën disa ushtarë sionistë u vranë ose u plagosën dhe sionistët u detyruan të përdorin një helikopter për shkak të përkeqësimit të gjendjes së të plagosurve.
Sipas qendrës informative në gjuhën hebraike Wala, Burimet e lajmeve të regjimit sionist konfirmuan zyrtarisht vdekjen e një oficeri të ushtrisë së këtij regjimi gjatë operacionit anti-sionist mëngjesin e sotëm (të mërkurën) nga forcat palestineze pranë vendkalimit Al-Xhalma në veri të Xheninit. Ndërkohë, militantët palestinezë hapën zjarr edhe mbi një bazë ushtarake të ushtrisë pushtuese sioniste në malin Xherzim në Nablus. Disa burime raportuan gjithashtu se në këto përleshje u plagosën 6 ushtarë sionistë. Si rezultat i këtij operacioni, ushtria sioniste e shpalli këtë vendkalim zonë të mbyllur deri të premten dhe organet e sigurisë së regjimit sionist janë vënë në gatishmëri. Në të njëjtën kohë, burime palestineze raportuan edhe për martirizimin e autorëve të këtij operacioni anti-sionist në shkëmbimin e zjarrit me regjimin sionist. Sipas këtij raporti, Brigadat e Dëshmorëve Al-Aksa, dega ushtarake e lëvizjes Fatah, duke publikuar një deklaratë ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për këtë operacion anti-sionist. Si kundërpërgjigje ndaj krimeve të kryera nga regjimi sionist, luftëtarët palestinezë kanë qëlluar mëngjesin e sotëm edhe në postbllokun Sara të forcave të këtij regjimi në qytetin e Nablusit. Grupet palestineze të rezistencës kishin reaguar më parë ndaj krimeve të fundit të regjimit sionist në Bregun Perëndimor dhe deklaruan se rezistenca e armatosur është e vetmja mundësi që do ta ndalojë regjimin sionist të vazhdojë të kryejë krimet e tij kundër qytetarëve palestinezë në territoret e pushtuara.