Operacioni palestinez anti-sionist në Bregun Perëndimor
Një burim mediatik në territoret e pushtuara palestineze raportoi për operacionin anti-sionist të një palestinezi pranë Bregut Perëndimor.
Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët sulmojnë çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës dhe me pretendime të rreme arrestojnë, plagosin ose martirizojnë palestinezë; Forcat e rezistencës duke kryer operacione i përgjigjen krimeve të regjimit sionist. Sipas agjencisë së lajmeve Tasnim, gjatë operacionit anti-sionist të një palestinezi në qytetin "Gilad Havat" pranë Ramallahut, u plagosën 2 policë izraelitë. Sipas këtij raporti, autori i këtij operacioni është qëlluar për vdekje nga policia. Grupet palestineze të rezistencës kishin reaguar më parë ndaj krimeve të fundit të regjimit sionist në Bregun Perëndimor dhe deklaruan se rezistenca e armatosur është e vetmja mundësi që do ta ndalojë regjimin sionist të vazhdojë të kryejë krimet e tij kundër qytetarëve palestinezë në territoret e pushtuara.