Luftëtarët e rezistencës palestineze kryejnë operacione anti-sioniste në Nablus
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i132448-luftëtarët_e_rezistencës_palestineze_kryejnë_operacione_anti_sioniste_në_nablus
Batalionet Al-Kuds, dega ushtarake e lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, ka njoftuar për kryerjen e sulmeve kundër ushtarët sionistë në Nablus.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 26, 2022 12:22 Europe/Tirane
  • Luftëtarët e rezistencës palestineze kryejnë operacione anti-sioniste në Nablus

Batalionet Al-Kuds, dega ushtarake e lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, ka njoftuar për kryerjen e sulmeve kundër ushtarët sionistë në Nablus.

Për të arritur qëllimet e tyre pushtuese, forcat ushtarake të regjimit sionist sulmojnë çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës dhe arrestojnë, plagosin ose martirizojnë palestinezët me pretendime të rreme; prandaj forcat e rezistencës së Palestinës u përgjigjen krimeve të regjimit sionist duke kryer operacione kundër forcave sioniste.

Agjencia e lajmeve Shahab News njoftoi se batalionet "Al-Kuds", dega ushtarake e Lëvizjes së Xhihadi Islamik i Palestinës, njoftoi në një deklaratë se luftëtarët palestinezë të rezistencës nga njësitë e Nablus kanë sulmuar bazën e ushtrisë sioniste në zonën Beit Furik, në lindje të Nablus, mëngjesin e sotëm.

Kjo deklaratë shton se forcat e rezistencës palestineze në Nablus pas këtij operacioni anti-sionist, arritën të largohen nga vendi i operacionit pa asnjë dëm.

Duhet theksuar se kohët e fundit janë intensifikuar operacionet martirizuese të rezistencës së palestinezëve në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor dhe në Kodsin e shenjtë të pushtuar si kundërpërgjigje ndaj krimeve të ushtarëve dhe kolonëve sionistë.

Qendra e statistikave dhe informacionit “Maati” lidhur me burimet palestineze bëri të ditur se në muajin gusht janë kryer gjithsej 832 operacione të rezistencës kundër sionistëve në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, si pasojë e të cilave 28 sionistë janë plagosur rëndë.