Muhamed bin Salman u emërua kryeministër i Arabisë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i132548-muhamed_bin_salman_u_emërua_kryeministër_i_arabisë_saudite
Mbreti i Arabisë Saudite emëroi Muhamed bin Salman, princin e kurorës dhe djalin e tij, në krye të këshillit të ministrave të këtij vendi.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shtator 28, 2022 15:23 Europe/Tirane
  • Muhamed bin Salman u emërua kryeministër i Arabisë Saudite

Mbreti i Arabisë Saudite emëroi Muhamed bin Salman, princin e kurorës dhe djalin e tij, në krye të këshillit të ministrave të këtij vendi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mbreti i Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, me një dekret, ka emëruar në krye të Këshillit të Ministrave të këtij vendi djalin e tij Muhamed bin Salman.
Në një dekret, mbreti i Arabisë Saudite emëroi anëtarë të tjerë të Këshillit të Ministrave të kryesuar nga Muhamed bin Salman. Sipas këtij vendimi, ministër i mbrojtjes u bë Khalid bin Salman, i cili më parë ishte zëvendësministër i mbrojtjes, ndërsa zëvendës i tij u bë Talal bin Abdullah bin Turki al-Otaibi. Jusef bin Muhamed al-Banjan është bërë ministër i arsimit të Arabisë Saudite.
Abdulazir bin Salman, ministër i energjisë, Faisal bin Farhan, ministër i punëve të jashtme, Khaled bin Abdulazir al-Falih, ministër i investimeve, Abdulaziz bin Saud bin Najef bin Abdulaziz, ministër i brendshëm dhe Muhamed bin Abdullah al-Xheddan, ministër i financave, janë zyrtarët që mbajnë postet e mëparshme dhe nuk kanë ndryshuar.