Forcat e rezistencës palestineze sulmuan një makinë të sionistëve
Forcat palestineze të rezistencës sulmuan automjetin sionist në Hebron, që ndodhet në jug të Bregut Perëndimor.
Gjatë një muaji të fundit, operacionet spontane të palestinezëve kundër sionistëve janë shtuar ndjeshëm dhe kjo çështje ka tmerruar regjimin pushtues. Sipas raportit të IRNA nga Palestina Ilyum, forcat palestineze të rezistencës hapën zjarr ndaj një automjeti sionist pranë vendbanimit sionist "Kariat Arba" në tokat e pushtuara palestineze në Hebron. Duke konfirmuar këtë lajm, mediat sioniste raportuan se nga sulmi i forcave palestineze të rezistencës ndaj kësaj makine nuk ka të lënduar. Sipas këtij raporti, policia sioniste është në kërkim të autorëve të këtij sulmi. Forcat e rezistencës të batalioneve “Nablus” dhe “Eljinin” javët e fundit kanë shtuar operacionet e tyre kundër sionistëve. Nga ana tjetër, në prag të festimeve të Vitit të Ri hebre, regjimi sionist ka shtuar masat represive në zonat e banuara, nga frika e intensifikimit të operacioneve palestineze. Ministri izraelit i Luftës Benny Gantz të enjten e kaluar tha se ky regjim do të intensifikojë sulmet e tij kundër Bregut Perëndimor dhe do të rrisë numrin e forcave të tij në këtë rajon.