Sulmi i ushtrisë sioniste në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i132908-sulmi_i_ushtrisë_sioniste_në_bregun_perëndimor
Të mërkurën, ushtarët e regjimit pushtues sionist sulmuan qytetin “Al-Khalil” në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, duke plagosur disa palestinezë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 06, 2022 10:12 Europe/Tirane
  • Sulmi i ushtrisë sioniste në Bregun Perëndimor

Të mërkurën, ushtarët e regjimit pushtues sionist sulmuan qytetin “Al-Khalil” në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, duke plagosur disa palestinezë.

Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët sulmojnë çdo ditë zona të ndryshme të Palestinës dhe e plagosin palestinezët ose i arrestojnë dhe i dërgojnë në burg. Sipas agjencisë së lajmeve Iran Press, burime palestineze njoftuan se sionistët gjatë këtij sulmi përdorën bomba zanore dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve. Kolonët sionistë sulmuan dhe rrahën gjithashtu katër qytetarë palestinezë në zonën "Bet Yam" të Palestinës së pushtuar. “Tareq Ezzeddin”, zëdhënësi i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, dënoi krimet e regjimit okupator sionist dhe deklaroi se herët a vonë sionistët do të paguajnë për veprimet e tyre. Të drejtat e popullit të shtypur palestinez janë shtypur vazhdimisht nga regjimi pushtues sionist për më shumë se shtatëdhjetë vjet.  Ky regjim ka kryer krimet më brutale kundër palestinezëve gjatë kësaj periudhe.