Presidenti i Libanit konfirmoi fitoren e Hezbullahut ndaj regjimit sionist
Mbrëmë, presidenti i Libanit, Michel Aoun konfirmoi fitoren e Hezbullahut të Libanit ndaj regjimit sionist, duke theksuar se "dosja e demarkacionit të kufirit detar jugor po kalon fazat e saj përfundimtare dhe do t'i lejojë Libanit të arrijë të drejtat e tij të plota".
Sipas gazetës "Rai Alyoum", Michel Aoun tha gjithashtu: "Bazuar në këtë, Libani mund të shpojë dhe nxjerrë naftë dhe gaz në të gjitha fushat e zonës speciale që ndodhet në Detin Mesdhe".
Gjithashtu, kryeministri i Libanit deklaroi se marrëveshja për demarkacionin e kufirit me regjimin sionist është në përfundim e sipër dhe kjo marrëveshje do të ndihmojë në parandalimin e luftës rajonale.
Zëvendëskryetari i Parlamentit të Libanit, Elias Bousab, njoftoi dje (e mërkurë) se ai i ka dorëzuar Dorothy Sheas, ambasadores amerikane në Liban, amendamentet e propozuara në projekt-marrëveshjen e Bejrutit për caktimin e kufijve të diskutueshëm me regjimin sionist.
Elias Bousab theksoi se sipas projekt-marrëveshjes, Libani ka marrë të gjitha blloqet që i konsideronte të tijat në det dhe regjimi izraelit nuk ka të drejtë në fushën e naftës “Qana”.
Vlen të theksohet se Hezbullahu i Libanit, duke mbrojtur interesat kombëtare të Libanit dhe duke i rezistuar pretendimeve arrogante të regjimit sionist, theksoi se derisa të përcaktohet çështja e vijës kufitare dhe të përcaktohet pjesa e secilës palë, ky regjim nuk ka të drejtë të shfrytëzojë fushat e gazit, përndryshe të gjitha territoret e pushtuara dhe objektet sioniste janë në shënjestër të forcave të rezistencës. Kërcënime këto që u zbatuan shpejt duke dërguar dronë mbi territoret e pushtuara.
Negociatat indirekte midis Libanit dhe regjimit sionist për përcaktimin e kufijve detarë midis dy palëve filluan në tetor të vitit 2020 nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara, por këto negociata u ndërprenë pas pesë raundeve në maj 2021 për shkak të mosmarrëveshjes së të dy palëve mbi zonat e naftës në rajonin e kontestuar, dhe brenda pak kohësh, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, procesi i negociatave rifilloi dhe u ndoq më seriozisht nga të dyja palët.