Regjimi sionist kryen sulme të gjera kundër kampit të Xheninit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i133014-regjimi_sionist_kryen_sulme_të_gjera_kundër_kampit_të_xheninit
Burimet lokale raportuan për një sulm masiv të ushtrisë së regjimit sionist në kampin Xhenin dhe olr zhvillimin e përleshjeve të ashpra mes tyre dhe luftëtarëve të rezistencës palestineze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 08, 2022 11:44 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist kryen sulme të gjera kundër kampit të Xheninit

Burimet lokale raportuan për një sulm masiv të ushtrisë së regjimit sionist në kampin Xhenin dhe olr zhvillimin e përleshjeve të ashpra mes tyre dhe luftëtarëve të rezistencës palestineze.

Liderët e regjimit sionist prej më shumë se dy muajsh po përballen me një rritje të rezistencës së armatosur dhe popullore të kombit të Palestinës në Bregun Perëndimor, veçanërisht pas agresionit ushtarak treditor të këtij regjimi ndaj Rripit të Gazës.

Sipas njoftimeve të mediave palestineze, burimet lokale thanë këtë të shtunë në mëngjes se dhjetëra patrulla të ushtrisë izraelite sot në mëngjes hynë në kampin Xhenin në Bregun Perëndimor të lumit Jordan për të kryer një operacion në shkallë të gjerë.

Ndërkohë, burime vendase raportuan për zhvillimin e përleshjeve të armatosura mes luftëtarëve të rezistencës palestineze dhe pushtuesve sionistë në kampin e Xheninit dhe thanë se aktualisht në këtë zonë po zhvillohen përleshje të ashpra.

Edhe brigadat e Xheninit të rezistencës palestineze kanë lëshuar një deklaratë ku kanë njoftuar për përleshje të armatosura mes luftëtarëve të rezistencës palestineze dhe ushtrisë sioniste.

Grupet e rezistencës palestineze raportuan gjithashtu shpërthimin e një bombe në rrugën e patrullimit të ushtrisë së regjimit sionist në kampin Xhenin dhe përleshje me ushtarët sionistë.

Sipas faqes së internetit Shahab News, gjatë sulmeve të sotme të forcave sioniste në kampin Xhenin, dy të rinj palestinezë të quajtur Mahmoud Al-Sous dhe Ahmed Mohammad Hossein Zaraghmeh janë vrarë nga forcat pushtuese sioniste.

Gjithashtu, në këtë sulm të rëndë, i cili u shoqërua me përleshje intensive mes forcave pushtuese sioniste dhe luftëtarëve të rezistencës palestineze, ushtarët sionistë plagosën 11 palestinezë, tre prej të cilëve raportohet se janë në gjendje të rëndë.