Regjimi sionist për të dytën ditë radhazi rrethoi kampin Shuafat
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i133144-regjimi_sionist_për_të_dytën_ditë_radhazi_rrethoi_kampin_shuafat
Ushtarët izraelitë për të dytën ditë radhazi rrethuan dy kampe në verilindje të Kodsit të pushtuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 11, 2022 08:26 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist për të dytën ditë radhazi rrethoi kampin Shuafat

Ushtarët izraelitë për të dytën ditë radhazi rrethuan dy kampe në verilindje të Kodsit të pushtuar.

Sipas faqes Al-Arabi Al-Jadeed, të hënën, forcat sioniste kanë rrethuar kampin Shuafat dhe vendbanimin Anata për të dytën ditë radhazi dhe sipas banorëve të kampit, ky rrethim u ka shkaktuar shumë dëme, pasi nxënësit, punëtorët dhe punonjësit nuk mund të shkojnë në punë dhe shkolla. Të hënën, qyteti Anata dhe kampi Shuafat, i vendosur në verilindje të Kodsit të pushtuar, dëshmuan përleshje të ashpra midis ushtarëve sionistë dhe palestinezë. Përveç kësaj, ushtarët sionistë kanë penguar infermierët të arrijnë në spitale duke kërcënuar se do të qëllojnë të gjithë palestinezët. Përleshjet u përhapën edhe në dy qytetet Al-Aisawieh dhe Selëan në qendër të Kodsit të pushtuar dhe si pasojë e këtyre përleshjeve u qëllua një i ri nga Al-Aisawieh. Mëngjesin e sotëm, ushtarët sionistë mbyllën edhe pikëkalimin ushtarak Qalandia që ndodhet në veri të Kodsit të pushtuar. Nga ana tjetër, faqja e lajmeve “Shahab News” raportoi për një konflikt të ashpër mes të rinjve palestinezë dhe ushtarakëve të regjimit sionist në qytetin e pushtuar të Kodsit. Burimet lokale thanë se të rinjtë palestinezë i vunë flakën gomave të makinave dhe gjuajtën me gurë forcat pushtuese, ndërkohë që sionistët ndaj palestinezëve qëlluan me gaz lotsjellës, plumba lufte dhe plumba plastikë. Dy ditë më parë, një ushtar sionist mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën gjatë të shtënave në postbllokun ushtarak që ndodhet në hyrje të kampit Shufat.