Arsyet e intensifikimit të dhunës së regjimit pushtues ndaj palestinezëve
Që nga e shtuna e kaluar, regjimi sionist ka shtuar edhe një herë dhunën kundër palestinezëve.
Kodsi dhe zonat përreth tij kanë qenë dëshmitarë të rrethimit të kampit al-Shufat nga forcat e regjimit sionist, që nga e shtuna e kaluar. Ky regjim gjithashtu e ka shpallur Nablusin në Bregun Perëndimor si zonë të mbyllur ushtarake dhe hyrja dhe dalja në të janë të ndaluara deri në një njoftim të dytë. Javën e fundit me dhjetëra palestinezë janë martirizuar dhe plagosur. Ka disa arsye për intensifikimin e raundit të ri të dhunës kundër palestinezëve. Arsyeja e parë është paaftësia e regjimit pushtues kundër operacioneve të rezistencës së palestinezëve. Operacionet e rezistencës palestineze kundër pushtuesve janë zgjeruar në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe në Kods. Ajo që e ka bërë jashtëzakonisht të vështirë situatën për sionistët në Bregun Perëndimor dhe në zonat e tjera palestineze, është kthimi i palestinezëve në operacione të armatosura kundër pushtuesve. Rëndësia e luftës së armatosur kundër sionistëve është aq e madhe saqë Lëvizja Palestineze e Xhihadit Islamik lëshoi një deklaratë dhe njoftoi se rezistenca e armatosur është e vetmja mënyrë për të çliruar tokën e Palestinës dhe vendet e shenjta të saj nga duart e pushtuesve. Matanyahu Engelman, një nga komandantët ushtarakë të regjimit sionist, tha: "Ushtria izraelite është e paaftë për operacione afatgjata në Bregun Perëndimor dhe ajo nuk mund të vazhdojë operacionet e saj në Bregun Perëndimor për shkak të mungesës së mbështetjes logjistike. Sipas këtyre kushteve, pushtuesit po përpiqen venë nën kontroll zonën duke zgjeruar dhunën, por historia ka dëshmuar se dhuna jo vetëm që nuk çon në ndërprerjen e rezistencës, por ajo shton operacionet e rezistencës. Arsyeja e dytë është arritja i një konsensusi mes palestinezëve në Bregun Perëndimor. Lëvizjet Xhihadi Islamik dhe Hamas u pajtuan me lëvizjen Fatah në Bregun Perëndimor dhe formuan grupe të përbashkëta për të kundërshtuar pushtimin dhe kjo shkaktoi frikën dhe zemërimin e sionistëve. Arsyeja e tretë lidhet me situatën e brendshme të tokave të pushtuara. Regjimi sionist është në prag të zgjedhjeve të pesta parlamentare në 4 vitet e fundit dhe konflikti me Palestinën ka qenë gjithmonë një nga boshtet e fushatave të zgjedhjeve parlamentare në territoret e pushtuara. Zgjedhjet parlamentare në Palestinën e pushtuara do të mbahen nëntorin e ardhshëm. Tani, ndërsa Yair Lapid akuzohet nga kundërshtarë të tillë si Benjamin Netanyahu se është i butë ndaj Hezbullahut të Libanit, Lapid ka urdhëruar një sulm masiv ndaj palestinezëve. Lapid po përpiqet t'i përcjellë opinionit publik në territoret e pushtuara mesazhin se ai sillet më dhunshëm ndaj palestinezëve sesa Netanyahu dhe Netanyahu gjithashtu ka krijuar terrenin për më shumë dhunë ndaj palestinezëve me kritikat e tij ndaj Lapidit. Arsyeja e katërt është indiferenca e vazhdueshme e komunitetit ndërkombëtar ndaj krimeve të regjimit pushtues. Regjimi pushtues i Kodsit e ka përdorur krizën në Ukrainë si një mundësi për të rritur dhunën kundër palestinezëve. Në këtë drejtim, para kësaj ai zhvilloi një luftë treditore kundër Xhihadit Islamik Palestinez dhe martirizoi dhe arrestoi një numër komandantësh dhe anëtarësh të Xhihadit Islamik. Tani ai ka shtuar dhunën ndaj palestinezëve sepse është i sigurt se fokusi i komunitetit ndërkombëtar është në çështjen e Ukrainës dhe praktikisht dhuna ndaj palestinezëve po neglizhohet. Të vetëdijshëm për këtë, palestinezët vunë edhe një herë në rendin e ditës operacionet e rezistencës dhe ky konfrontim ka çuar në më shumë dhunë të sionistëve ndaj palestinezëve.