5 gazetarë palestinezë u plagosën nga ushtarët sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i133566-5_gazetarë_palestinezë_u_plagosën_nga_ushtarët_sionistë
Ushtarët sionistë plagosën pesë gazetarë të kanalit televiziv palestinez në Bregun Perëndimor.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 18, 2022 20:47 Europe/Tirane
  • 5 gazetarë palestinezë u plagosën nga ushtarët sionistë

Ushtarët sionistë plagosën pesë gazetarë të kanalit televiziv palestinez në Bregun Perëndimor.

Sipas agjencisë së lajmeve Wafa, të martën, ushtarët sionistë plagosën pesë gazetarë të kanalit televiziv "Palestine" në hyrje të fshatit Deir Sharaf, që ndodhet në perëndim të Nablusit. Sipas këtij raporti, gazetarët e kanalit televiziv “Palestine”, të plagosur nga ushtarët sionistë, po xhironin programin e titulluar “Rasti i sotëm”. Burimet vendase bënë të ditur se pas rrahjes së ashpër të gazetarëve, ushtarët izraelitë kanë shkatërruar pajisjet dhe kamerat e gazetarëve palestinezë. Më 11 maj 2022, "Shirin Abu Akleh", një reportere palestineze e Al Jazeera-s, u qëllua për vdekje nga forcat pushtuese sioniste teksa mbulonte ngjarjet dhe përleshjet në kampin Xhenin. Ushtria izraelite ka arrestuar, plagosur ose martirizuar qindra gazetarë palestinezë. Komiteti për Mbështetjen e Gazetarëve Palestinezë njoftoi së fundmi se objektivi i regjimit sionist në ndërmarrjen e veprimeve armiqësore kundër gazetarëve është të parandalojë ekspozimin e krimeve të këtij regjimi kundër popullit të shtypur palestinez.