Plagosen 7 sionistë në Bregun Perëndimor
Të rinjtë e rezistencës së Palestinës në kundërpërgjigje ndaj veprimeve armiqësore të ushtrisë sioniste në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, kanë plagosur 7 pjesëtarë të forcave pushtuese dhe kolonë sionistë.
Kanali televiziv Al-Akhbarije i Sirisë njoftoi se të rinjtë e rezistencës së Palestinës në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, gjatë orëve të kaluara në kuadër të tre operacioneve të armatosura dhe kanë plagosur 7 pjesëtarë të forcave pushtuese sioniste dhe kolonë sionistë.
Gjithashtu në nëntë rajone janë regjistruar edhe operacione të tjera si shtypje me makinë, sulme me armë të ftohta, shpërthimi i tre minave dhe hedhja e bombave molotov dhe përleshjeve mes të rinjve palestinezë dhe forcave pushtuese të Kodsit.
Një kolonë sionist është plagosur gjatë një sulme të rezistencës me armë të ftohtë në Kodsin e pushtuar.
Pjesëtarët e rezistencës palestineze gjithashtu kanë sulmuar edhe postbllokun Kalendia të forcave sioniste dhe në rajonet Sur Bahor, Al-Tur, Al-Azerije dhe Vadi Al-Xhuz forcat ushtarake sioniste janë përleshur me të rinjtë palestinezë.