Vala e re e rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor
Vala e re e rezistencës së të rinjve palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës ka përfshirë shumë rajone dhe përleshjet e të rinjve palestinezë me forcat ushtarake të regjimit sionist po vazhdojnë për çdo ditë e më shumë.
Situata e këtyre ditëve në territoret e pushtuara sidomos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës është shumë e veçantë dhe luftëtarët palestinezë me çdo mjet po i përgjigjen krimeve të panumërta të sionistëve dhe pikërisht kjo çështje ka krijuar rrethana të veçanta për sionistët uzurpues.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se me formimin e valës së re të rezistencës në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, të rinjtë palestinezë ditë e natë me çdo metodë po sulmojnë dhe godasin pushtuesit sionistë.
Lëndët zjarrvënëse dhe gurët janë mjetet më primitive të të rinjve të rezistencës palestineze me të cilat ata po sulmojnë forcat ushtarake dhe makinat ushtarake të regjimit sionist në hyrje të zonave të Bregut Perëndimor si në qytetet Nablos, Xhenin dhe Al-Khalil.
Zjad Al-Nakhale, sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, të dielën në mbrëmje, ka deklaruar: "Regjimi sionist ka pushtuar një pjesë të madhe të Bregut Perëndimor dhe është duke ndërtuar koloni sioniste dhe numri i kolonëve sionist ka arritur në më shumë se 800 mijë persona".
Zijad Al-Nakhale duke vë në dukje valën e re të rezistencës në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, beson se disa vende të rajonit dhe Amerika po mundohen të kufizojnë Palestinën vetëm në Bregun Perëndimor.