Dhjetëra mijëra vajtojnë 6 martirë palestinezë në Nablus
Dhjetëra mijëra palestinezë janë mbledhur në rrugët e qytetit Nablus, në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar, për të marrë pjesë në funeralin e gjashtë bashkatdhetarëve të tyre të vrarë të martën nga ushtarët izraelitë në një sulm të rrallë ushtarak në vitet e fundit.
Protestuesit denoncuan vrasjet dhe dhunën izraelite dhe mbanin flamurin palestinez dhe parulla anti-sioniste gjatë funeralit. Vadi al-Houh, 31 vjeç, Hamdi Sharaf, 35, Ali Antar, 26, Hamdi Kajim, 30 dhe Mishaal Zahi Baghdadi, 27 vjeç, u vranë të gjithë në sulmet izraelite ndërsa 20 palestinezë të tjerë u plagosën. Ndërkohë, Kusai Tamimi, 19 vjeç, u vra gjithashtu nga ushtarët sionistë në fshatin Nabi Saleh, në veri të Ramallahut, gjatë përleshjeve që shpërthyen për të protestuar kundër sulmit të ushtrisë sioniste në Nablus. Burimet palestineze thanë se forcat pushtuese izraelite sulmuan qytetin e Nablusit, të përkrahura nga përforcime të rënda ushtarake, ndërsa në mënyrë histerike hapnin zjarr ndaj qytetarëve palestinezë. Sipas agjencisë së lajmeve Wafa, "u dëgjuan zhurma të shtënash dhe shpërthimesh dhe u panë kolona tymi dhe flakësh që dilnin nga disa lagje" pasi forcat izraelite sulmuan qytetin e vjetër të Nablusit gjatë orëve të hershme të së martës, duke kërkuar për anëtarët e grupit të rezistencës i quajtur Strofka Luanëve.