Forcat sioniste martirizuan dy palestinezë
Forcat ushtarake të regjimit sionist qëlluan për vdekje dy palestinezë pranë qytetit Nablus në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të premten) kanë qëlluar dhe kanë vrarë dy palestinezë dhe kanë plagosur katër të tjerë.
Sipas faqes informative Palestine Today, Ministria e Shëndetësisë së Palestinës në një njoftim të saj ka thënë se njëri prej martirëve palestinezë me emrin Emad Abu Rashid është 47 vjeçar i cili në jug të qytetit Nablos është qëlluar me plumba nga forcat ushtarake të regjimit sionist dhe është martirizuar. Së bashku me atë, janë plagosur edhe dy palestinezë të tjerë.
Ministria e Shëndetësisë së Palestinës sot në mëngjes njoftoi për martirizimin edhe të Maza Sami Zebare, 35 vjeçar në qendër të qytetit Nablos. Ai së bashku me dy miqtë e tij ishte në një makinë në afërsi të korridorit Havare kur të gjithë janë qëlluar me plumba nga forcat ushtarake të regjimit sionist.
Sipas dëshmitarëve okularë, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë shkrepur mbi 30 plumba në drejtim të tyre.