Rezistenca e Palestinës: Armiku sionist kupton vetëm gjuhën e forcës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i134124-rezistenca_e_palestinës_armiku_sionist_kupton_vetëm_gjuhën_e_forcës
Grupet e rezistencës së Palestinës kanë theksuar vazhdimin e rezistencës së armatosur dhe luftës kundër regjimit sionist.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 30, 2022 15:30 Europe/Tirane
  • Rezistenca e Palestinës: Armiku sionist kupton vetëm gjuhën e forcës

Grupet e rezistencës së Palestinës kanë theksuar vazhdimin e rezistencës së armatosur dhe luftës kundër regjimit sionist.

Burimet informative njoftuar se të shtunën në mbrëmje gjatë një operacioni të rezistencës të kryer nga luftëtari palestinez Muhamed Kamal Al-Xhafari në qytetin Al-Khalil në jug të Bregun Perëndimor, është vrarë një sionist dhe janë plagosur pesë të tjerë. 

Mediat sioniste duke konfirmuar këtë operacion të rezistencës, kanë raportuar se dy prej të plagosurve të këtij operacioni janë në gjendje kritike shëndetësore. 

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Tarik Izzudin, zëdhënësi i Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, ka theksuar se operacioni i rezistencës i kryer në qytetin Al-Khalil tregoi se populli palestinez është i lirë në vullnetin e vet dhe do ta dëbojë regjimin sionist nga territoret e veta. 

Tarik Izzudin tha: "Operacioni i rezistencës në qytetin Al-Khalil është kryer në kuadër të kundërpërgjigjes së natyrshme ndaj regjimit pushtues dhe krimeve të tij dhe kjo thekson se gjaku i dëshmorëve palestinezë në Bregun Perëndimor nuk do të humbët dhe derisa të jemi gjallë, nuk do t'i harrojmë dëshmorët tanë". 

Ismail Redvan, një prej liderëve të lëvizjes Hamas, gjithashtu ka kërkuar shtimin e përballjeve të armatosura me regjimin pushtues sionist dhe ka theksuar se ky regjim e njeh vetëm gjuhën e forcës. 

Redvan ka thënë: "Rezistenca ka aftësi të mjaftueshme për ta befasuar regjimin sionist dhe e ardhmja do të jetë edhe më e vështirë për armikun". 

Komitetet e rezistencës së Palestinës gjithashtu kanë reaguar ndaj këtij operacioni të rezistencës dhe kanë theksuar: "Populli i Palestinës dhe rezistenca jonë heroike edhe njëherë ka krijuar epope dhe ka vërtetuar se tani fjalën e ka pushka dhe krahët e luftëtarëve".