Përleshje mes të rinjve palestinezë dhe ushtarëve sionistë në Hebron
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i134158-përleshje_mes_të_rinjve_palestinezë_dhe_ushtarëve_sionistë_në_hebron
Pas operacionit anti-sionist të të rinjve palestinezë në Hebron, në jug të Bregut Perëndimor të lumit Jordan, në këtë zonë ka pasur një konflikt mes të rinjve palestinezë dhe ushtarakëve sionistë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 31, 2022 09:30 Europe/Tirane
  • Përleshje mes të rinjve palestinezë dhe ushtarëve sionistë në Hebron

Pas operacionit anti-sionist të të rinjve palestinezë në Hebron, në jug të Bregut Perëndimor të lumit Jordan, në këtë zonë ka pasur një konflikt mes të rinjve palestinezë dhe ushtarakëve sionistë.

Ky operacion antisionist është kryer mbrëmjen e së shtunës, ku një sionist mbeti i vrarë dhe pesë persona u plagosën. Një i ri palestinez gjithashtu u qëllua nga ushtarët sionistë dhe ra dëshmor. Pas kësaj ngjarjeje, rrugët e Hebronit dëshmuan përleshje të forta mes ushtarakëve dhe të rinjve palestinezë. Ky konflikt në rrugë ka nisur të dielën. Të rinjtë palestinezë i rezistojnë forcave sioniste me gurë dhe goma djegëse dhe skenat e rezistencës në rrugë të ndryshme të Hebronit do të mbeten në historinë e kombit palestinez. Ushtarët sionistë gjithashtu me zjarr të drejtpërdrejtë po sulmojnë të rinjtë palestinezë në Hebron. Ushtarët sionistë kërcënojnë edhe kameramanët që regjistrojnë krimet e tyre duke goditur drejtpërdrejt me plumba lufte.  Në të njëjtën kohë, sot ushtarët sionistë arrestuan disa të rinj palestinezë gjatë përleshjeve në rrugë në Hebron. Zona të ndryshme të Hebronit janë të rrethuar nga forcat sioniste. Këto ditë zona të ndryshme të Bregut Perëndimor të lumit Jordan janë bërë qendra e rezistencës kundër pushtimit të regjimit sionist. Grupi "Arin al-Asud" (Bisheh Shiran) është boshti kryesor i rezistencës në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Të rinjtë e grupit “Bisheh Shiran” kanë sfiduar regjimin sionist me rezistencë të fuqishme. Valeed Al-Qatati, një anëtar i byrosë politike të Lëvizjes Palestineze të Xhihadit Islamik, në një intervistë ekskluzive me gazetarin e Iran Press theksoi: Grupi Bisheh Shiran është pjesë e organizatës së rezistencës palestineze dhe në fakt është një zgjerim i rezistencës kundër regjimit sionist.