Forcat palestineze të rezistencës sulmuan ushtarët sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i134214-forcat_palestineze_të_rezistencës_sulmuan_ushtarët_sionistë
Burimet e lajmeve raportuan të hënën se luftëtarët palestinezë qëlluan mbi ushtarët sionistë në qytetin e Xheninit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 01, 2022 02:50 Europe/Tirane
  • Forcat palestineze të rezistencës sulmuan ushtarët sionistë

Burimet e lajmeve raportuan të hënën se luftëtarët palestinezë qëlluan mbi ushtarët sionistë në qytetin e Xheninit.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Sama, batalionet Saraja al-Kods, krahu ushtarak i lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, njoftoi se një grup i forcave të saj sulmoi ushtarët sionistë të vendosur në qytetin "Tarsala" në jug të Xheninit. Ndërkohë, mediat e regjimit sionist raportuan se në sulmin e palestinezëve ndaj një grupi ushtarak të regjimit pushtues në afërsi të qytetit Itmar në Nablus, një ushtar i regjimit sionist është plagosur. Këto media raportuan edhe për sulmin ndaj ushtarëve të regjimit sionist në tre zona afër Nablusit. Nga ana tjetër, ushtarët sionistë sulmuan kampin “Al Arab” që ndodhet në veri të Hebronit dhe u përleshën me të rinjtë palestinezë. Burimet palestineze raportuan se forcat sioniste sulmuan të rinjtë palestinezë duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke gjuajtur me plumba. Kushtet e këtyre ditëve në territoret e pushtuara, veçanërisht në Bregun Perëndimor, janë shumë të veçanta pasi luftëtarët palestinezë i përgjigjen me çdo mjet krimeve të panumërta të sionistëve dhe kjo ka krijuar kushte të veçanta për sionistët uzurpues. Para kësaj, sionistët luftonin me palestinezët vetëm në jug të territoreve të pushtuara dhe në rajonin e Gazës, por tani Bregu Perëndimor në lindje të Palestinës është kthyer në një ankth për sionistët frikacakë për faktin se të rinjtë palestinezë janë të armatosur dhe kjo i ka privuar ata ( sionistët) nga gjumi i qetë.