Forcat ushtarake sioniste arrestojnë 8 palestinezë në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i134608-forcat_ushtarake_sioniste_arrestojnë_8_palestinezë_në_bregun_perëndimor
Burimet palestineze të informimit kanë njoftuar se gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, janë arrestuar 8 palestinezë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 09, 2022 11:28 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste arrestojnë 8 palestinezë në Bregun Perëndimor

Burimet palestineze të informimit kanë njoftuar se gjatë sulmit të forcave ushtarake të regjimit sionist në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, janë arrestuar 8 palestinezë.

Agjencia e lajmeve Shahab News njoftoi se luftëtarët palestinezë të mërkurën në mëngjes pas sulmit të forcave pushtuese sioniste në lindje të qytetit Nablos, i janë kundërpërgjigjur me armë forcave sioniste. Gjatë këtyre luftimeve është vrarë një luftëtar palestinez me emrin Mahdi Hashash dhe janë plagosur tre persona të tjerë. Forcat ushtarake sioniste gjatë këtij sulmi gjithashtu kanë arrestuar edhe 8 palestinezë.

Vlen të theksohet se sot herët në mëngjes me dhjetëra kolonë sionistë në mesin e tyre edhe disa deputet të parlamentit sionist kanë hyr në objektin ku ndodhet varri i Profetit Jusef a.s. në lindje të Nablosit dhe kanë kryer ritualet e tyre sioniste.