Qeveria e Irakut kërkon ndaljen e sulmeve të Turqisë
(last modified Wed, 09 Nov 2022 14:50:57 GMT )
Nëntor 09, 2022 15:50 Europe/Tirane
  • Qeveria e Irakut kërkon ndaljen e sulmeve të Turqisë

Kryeministri i Irakut ka kërkuar ndaljen e sulmeve të Turqisë në rajonet veriore të territorit të Irakut.

Kanali televiziv Al-Mejadin njoftoi se Muhamed Sheja'e Al-Sudani, kryeministri i Irakut, në një konferencë për shtyp, deklaroi: "Iraku dhe Turqia kanë tre dosje të përbashkëta, dosja e sigurisë, dosja e ekonomisë dhe dosja e ujit".

Al-Sudani në lidhje me sulmet e Turqisë në rajonet veriore të Irakut, tha: "Çështja e sigurisë duhet të zgjidhet sa më shpejt dhe duhet të ndalet agresioni dhe sulmet e Turqisë ndaj territoreve dhe kufijve të Irakut. Turqia nga aspekti ekonomik, konsiderohet një vend i zhvilluar dhe mund të luajë një rol pozitiv në zhvillimin dhe progresin e Irakut".

Kryeministri i Irakut duke vë në dukje çështjet e përbashkëta siç është uji që ekzistojnë mes Irakut dhe Turqisë, deklaroi: "Ne jemi përkrahës të bashkëpunimit dhe zgjidhjes së problemeve nëpërmjet diplomacisë. Pjesa e Irakut nga uji i këtyre vendeve është një prej çështjeve që duhet të zgjidhet në bazë të ligjeve ndërkombëtare. Ekziston mundësia që të zhvillohen negociata dypalëshe në lidhje me ujin, për arsye se ne kemi nevojë për ujë për zhvillimin e strategjisë së bujqësisë".

Vlen të theksohet se ushtria e Turqisë kohë pas kohe sulmon rajonet veriore të Irakut me pretekst të luftës kundër grupit militant kurd PKK, veprime këto që gjithnjë janë kritikuar ashpër nga qeveria dhe autoritetet e Irakut.

Autoritetet e Irakut në muajin qershor kanë paraqitur edhe një ankesë në Këshillin e Sigurisë së OKB për shkak të sulmeve të Turqisë në provincën Dehuk në veri të Irakut.