Vazhdojnë krimet e sionistëve kundër të burgosurve palestinezë
Regjimi sionist po vazhdon krimet e tij kundër të burgosurve palestinezë në mënyrat më çnjerëzore.
Faqja informative Al-Ahd njoftoi se shoqata e të burgosurve palestinezë "Va'ed" ditën e diele ka deklaruar: "Si rezultat i kundërshtimit të Samer Al-Isavij me kërkesat e autoriteteve të burgut të regjimit pushtues sionist për t'i dhënë fund grevës së urisë të cilën ai e kishte filluar 14 ditë më parë dhe akoma po e vazhdon, autoritetet e këtij regjimi në një veprim të dhunshëm dhe të padrejtë e kanë transferuar këtë të burgosur palestinezë në qeli të izoluar.
Samer Al-Isavi për të deklaruar solidaritetin e tij me familjet e dëshmorëve palestinezë trupat e të cilëve po mbahen peng nga regjimi kriminel sionist, ka filluar grevën e urisë 14 ditë më parë në burgun e regjimit sionist.
Të burgosurit palestinezë gjatë viteve të fundit në burgjet e regjimit sionist vazhdimisht kanë mbajtur greva të urisë. Në vitin 2014, rreth 220 të burgosur palestinezë kanë mbajtur grevë urie për 63 ditë kundër arrestimit të tyre pa kurrfarë gjyqi.