Forcat e rezistencës palestineze sulmojnë ushtarët sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i135016-forcat_e_rezistencës_palestineze_sulmojnë_ushtarët_sionistë
Forcat e rezistencës së Palestinës kanë sulmuar forcat ushtarake sioniste në lindje të Nablosit në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2022 11:11 Europe/Tirane
  • Forcat e rezistencës palestineze sulmojnë ushtarët sionistë

Forcat e rezistencës së Palestinës kanë sulmuar forcat ushtarake sioniste në lindje të Nablosit në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.

Faqja informative MEA njoftoi se kolonët sionist me mbështetjen e forcave ushtarake të regjimit sionist të enjten në mëngjes kanë hyrë me forcë në objektin e varrit të Profetit Jusef a.s. në lindje të Nablosit.

Pas këtij sulmi të kolonëve sionistë në lindje të Nablosit, janë zhvilluar përleshje të ashpra mes palestinezëve dhe sionistëve.

Brigada e Nablosit e rezistencës së Palestinës ka deklaruar se forcat e kësaj brigade kanë sulmuar vendin ku ishin tubuar forcat ushtarake të regjimit sionist në lindje të Nablosit dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tyre dhe kanë hedhur pako me lëndë shpërthyese.

Kanali 12 e televizionit të regjimit sionist ka raportuar për zhvillimin e përleshjeve të armatosura mes forcave ushtarake të regjimit sionist personave të armatosur në lindje të Nablosit, mirëpo sipas tij nuk është lënduar askush.