Tronditja sionistëve nga shpërthimet
Gjatë tre shpërthimeve radhazi në Kodsin e pushtuar, një person u vra dhe më shumë se 21 sionistë u plagosën.
Këto shpërthime ndodhën në ato zona, siguria e të cilave është tërësisht përgjegjësi e regjimit sionist dhe për këtë arsye kryerja e këtyre shpërthimeve konsiderohet si dështim i inteligjencës dhe sigurisë së këtij regjimi dhe i shërbimit të sigurisë së brendshme të tij. Kryerja e operacioneve brenda Palestinës së pushtuar nuk është diçka e re pasi më parë janë kryer një sërë operacionesh nga palestinezët dhe në përgjigje të këtyre operacioneve, regjimi sionist në Bregun Perëndimor nisi operacionin e quajtur "Prita e valëve", i cili, pavarësisht kalimit të disa muajve nuk ka përfunduar ende dhe nuk ka arritur asnjë një rezultat të qartë. Operacioni i fundit i palestinezëve dhe i shpërthimeve në Kodsin e pushtuar është një shenjë e qartë që paralajmëron futjen e operacioneve të rezistencës në një fazë të re. Këto operacione janë kryesisht të armatosura dhe në disa raste përleshjeje me armë, por operacioni i fundit ishte shpërthime me telekomandë, gjë që tregon se forcat e rezistencës palestineze kanë marrë pajisje të reja. Gjatë javëve të kaluara ka pasur raportime për vjedhje armësh në një depo me municione të regjimit sionist dhe për këtë arsye ekziston mundësia që lëndët plasëse të përdorura në operacionet e fudnit të jenë furnizuar nga brenda Palestinës së pushtuar. Gjithashtu, nëse në operacionet e mëparshme autorët e sulmit ranë dëshmorë apo u arrestuan, në operacionin e ri, këto humbje për palestinezët u parandaluan, megjithëse ka shumë mundësi që regjimi sionist të mundohet të mbulojë dështimet e reja. Gjithashtu, nga palestinezët pritet të nisin sulme të reja në prag të formimit të kabinetit të ri. Mesazhi më i rëndësishëm i shpërthimeve të fundit duket se janë rezultatet e zgjedhjeve të fundit të regjimit sionist, tipari më i rëndësishëm i të cilave është ardhja në pushtet e partive shumë ideologjike nga njëra anë dhe shumë raciste nga ana tjetër. Për këtë arsye ekziston një mundësi e madhe që pas formimit të kabinetit sionistët të përfundojnë planet e tyre të mëparshme gjysmë të përfunduara në lidhje me shkatërrimin e xhamisë Al-Aksa duke vendosur një statujë mbi të dhe gjithashtu duke përfunduar procesin e jahudizimi të Kodsit duke dëbuar banorët e tij. Kryerja e këtyre shpërthimeve tregon se rrethi i ndikimit dhe pranisë së rezistencës palestineze është shtrirë përtej Rripit të Gazës dhe Bregut Perëndimor dhe ka rritur në territoret e pushtuara të vitit 1948 të njohura si Izrael. Prandaj, në njërën anë ku regjimi sionist dhe vendbanimet sioniste shkelin territoret e pushtuara të vitit 1967 në Bregun Perëndimor, të cilat sipas rezolutës së OKB-së duhet t'u sigurohen palestinezëve për formimin e një shteti palestinez, në të njëjtën mënyrë, palestinezët gjithashtu kanë zgjedhur Palestinën e pushtuar si fokus të operacioneve të tyre të reja, veçanërisht pasi ka ende më shumë se dy milionë palestinezë arabë në territoret e pushtuara të vitit 1948 dhe në kohë nevoje, ashtu siç është parë shumë herë më parë, ata i kanë qëndruar pranë palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës, veçanërisht nëse fati i Al-Kuds dhe Xhamisë Al-Aksa është në rrezik.