Sulmohet baza amerikane në lindje të Sirisë
Baza ushtarake amerikane në kufirin mes Irakut dhe Sirisë është goditur nga 4 raketa.
Të paktën 4 raketa me origjinë të panjohur kanë goditur bazën amerikane në al-Shadadi në provincën al-Hasakah në Sirinë lindore. Amerika po pushton zonat e Sirisë lindore dhe verilindore ku ndodhen puset e naftës dhe gazit dhe përveç mbështetjes së terroristëve, ajo po përpiqet të grabisë burimet siriane me bashkëpunimin e elementëve të saj të SDF-së. Aktivistët e Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut raportuan se shpërthimet u dëgjuan pranë bazës amerikane në al-Shadadi në periferi të al-Hasakah. Qeveria siriane ka theksuar vazhdimisht se amerikanët dhe elementët e lidhur me të nuk kanë qëllim tjetër përveç grabitjes së naftës siriane dhe dhënien e ndihmës për elementët e mbetur të ISIS-it, por ka shtuar se kjo qeveri do tu japë fund pranisë së tyre të paligjshme.