Martirizohen dy komandantë të rinj të rezistencës palestineze në Jenin
“Mohammed Ayman Al-Saadi” dhe “Naeem Jamal Zubeidi”, dy nga komandantët heroikë të batalionit në Jenin, ranë dëshmorë pas një operacioni vrasës të forcave sioniste në kampin Jenin.
Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Shahab, “Mohammed Ayman Al-Saadi” i njohur si Ebu Al-Ayman, 26 vjeç, një nga komandantët më të shquar të batalioneve Al-Quds dhe komandant i Batalionit Jenin, si dhe 27 vjecari Naim Jamal Zubeidi, komandanti i madh i rezistencës mëngjesin e kësaj të enjte ranë dëshmorë në kampin Jenin, pas operacionit vrasës të forcave të regjimit sionist. Në të njëjtën kohë, Batalioni Jenin i Forcave të Rezistencës Palestineze njoftoi se pas sulmit të forcave sioniste në kampin Jenin, rezistenca kanë qëlluar në drejtim të mjeteve të blinduara sioniste dhe ka hedhur lëndë plasëse në drejtim të tyre. Nga ana tjetër, Lëvizja Xhihadi Islamik Palestinez me anë të një komunikate njoftoi se krimi i sulmit ushtarak sionist në kampin e Jenin, që çoi në martirizimin e 2 të rinjve palestinezë, nuk do të mbetet pa përgjigje dhe se lëvizja do të hakmerret për gjakun e tyre. Burimet palestineze njoftuan se herët në mëngjes një numër i madh ushtarësh sionistë sulmuan lagjen al-Hadaf në kampin Jenin dhe arrestuan katër të rinj palestinezë, gjë që rezultoi në përleshje midis pushtuesve dhe palestinezëve. Këto përleshjes çuan në martirizimin e Mohammad Ayman Al-Saadi dhe Naeem Jamal Zubeidi. Zëdhënësi i Xhihadit Islamik Tariq Ezzeddin pas këtij incidenti tha: Masakra që ndodhi sot në agim nga regjimi okupator sionist kundër popullit dhe luftëtarëve të rezistencës nuk do të mbetet pa përgjigje. Këta pushtues kriminelë do të paguajnë për krimin e tyre të tmerrshëm.