Konflikt intensiv midis luftëtarëve palestinezë dhe ushtarëve sionistë në Nablus
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136120-konflikt_intensiv_midis_luftëtarëve_palestinezë_dhe_ushtarëve_sionistë_në_nablus
Luftëtarët palestinezë janë përleshur me forcat e regjimit sionist në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 07, 2022 05:35 Europe/Tirane
  • Konflikt intensiv midis luftëtarëve palestinezë dhe ushtarëve sionistë në Nablus

Luftëtarët palestinezë janë përleshur me forcat e regjimit sionist në qytetin Nablus në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Në përgjigje të krimeve të kryera nga regjimi sionist në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, gjatë muajve të fundit janë rritur ndjeshëm operacionet anti-sioniste; Këto operacione janë shtuar aq shumë saqë liderët politikë dhe institucionet ushtarake e të sigurisë së këtij regjimi knë pranuar paaftësinë e tyre për t'u përballur me këto operacione dhe kanë parlajmëruar për zgjerimin e tyre. Sipas raportit të agjencisë së lajmeve IRNA të mërkurën, batalioni Nablus i lidhur me Saraya al-Quds, dega ushtarake e lëvizjes së Xhihadit Islamik Palestinez, njoftoi se luftëtarët e këtij batalioni u përleshën me forcat e ushtrisë së regjimit sionist rreth zonës Eliasmina dhe  Al-Sharqiya dhe në pjesën e vjetër të qytetit Nablus ku mundën të vrisnin ose plagosnin disa nga forcat e këtij regjimi. Këto përleshje vazhdojnë dhe ushtria sioniste është detyruar që të dërgojë përforcime në këto zona. Mbrëmë luftëtarët palestinezë të rezistencës kryen dy operacione me armë ndaj ushtarëve sionistë në zonën Beit Amr, në veri të Hebronit. Para kësaj, sionistët luftonin me palestinezët vetëm në jug të territoreve të pushtuara dhe në rajonin e Gazës, por tani Bregu Perëndimor në lindje të Palestinës është kthyer në bazë ankthi për sionistët frikacakë, për faktin se të rinjtë palestinezë të armatosur janë duke u përballur me trimëri me forcat sioniste.