Në Nablos kryen tre sulme të armatosura kundër sionistëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136274-në_nablos_kryen_tre_sulme_të_armatosura_kundër_sionistëve
Luftëtarët e rezistencës së Palestinës kanë kryer tre sulme të armatosura kundër postblloqeve dhe patrullimeve të ushtrisë së regjimit sionist në Nablos.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 10, 2022 12:21 Europe/Tirane
  • Në Nablos kryen tre sulme të armatosura kundër sionistëve

Luftëtarët e rezistencës së Palestinës kanë kryer tre sulme të armatosura kundër postblloqeve dhe patrullimeve të ushtrisë së regjimit sionist në Nablos.

Në kundërpërgjigje të krimeve të regjimit sionist në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës, gjatë muajve të fundit janë shtuar operacionet e rezistencës palestineze kundër sionistëve, në atë mënyrë që krerët e regjimit pushtues sionist kanë pohuar paaftësinë e tyre për t'u përballur me këto operacione dhe kanë paralajmëruar për shtimin e operacioneve të tilla.

Agjencia e lajmeve Shahab News njoftoi se luftëtarët e rezistencës palestineze sot në mëngjes kanë kryer tre sulme të armatosura kundër forcave ushtarake të regjimit sionist në rajonet Bjeshka Xharzim, fshati Usrin dhe në rajonin Rafidija.

Grupi "Arin Al-Asvad" i rezistencës palestineze me anë të një deklarate, ka deklaruar: "Luftëtarët e rezistencës palestineze mbrëmjen e kaluar kanë kryer dy sulme të armatosura në Nablos kundër forcave ushtarake të regjimit sionist".

Në këtë deklaratë thuhet se këto operacione të sulmeve të armatosura janë kryer në rajonet Havare dhe Bejt Feorik në Nablos. Grupi i rezistencës palestineze "Arin Al-Asvad" duke shpallur mobilizim publik, ka kërkuar nga palestinezët që të përballen dhe të luftojnë kundër forcave ushtarake sioniste në çdo rajon që ndeshën me ata.