Vazhdon ndalimi i mendimtarëve dhe aktivistëve juridik në Arabinë Saudite
(last modified Sun, 11 Dec 2022 06:49:55 GMT )
Dhjetor 11, 2022 07:49 Europe/Tirane
  • Vazhdon ndalimi i mendimtarëve dhe aktivistëve juridik në Arabinë Saudite

Arrestimet e studiuesve, misionarëve, mendimtarëve dhe aktivistëve juridikë në Arabinë Saudite nuk ndalen dhe autoritetet saudite vazhdojnë të shtypin kritikët e politikave të tyre.

Sipas kanalit televiziv Al-Alam; Regjimi saudit arrestoi një profesor të Universitetit Umm Al-Qura në departamentin e mediave të quajtur "Mohammed al-Bashr" për shkak të ribotimit në Tëitter të prononcimeve të disa prej personaliteteve që flasin për lirinë dhe luftën kundër korrupsionit në Arabinë Saudite. Shumë media dhe faqe interneti në Arabinë Saudite përmendin dhjetëra personalitete që janë rrëmbyer dhe që fati i tyre nuk dihet.  Mediat bënë thirrje për lirimin e profesorit të shkencave politike të Universitetit Muhamed Bin Saud, Mohammad al-Bashr, i cili prej disa vitesh pa u gjykuar është në paraburgim;  Arsyeja e arrestimit të tij janë kritikat ndaj reklamave komerciale. Gjithashtu; Organizatat e të drejtave të njeriut kanë bërë të ditur arrestimin e Sheikh Abdul Rahman Al-Mahmoud, një misionar saudit dhe anëtar i fakultetit të Universitetit Muhammad Bin Saud në Departamentin e Besimeve dhe Feve Bashkëkohore, i cili është ndaluar për 15 muaj pa ndonjë arsye ligjore. Organizatat juridike i kërkuan komunitetit ndërkombëtar që t'i kushtojë vëmendje shkeljes së ligjeve të të drejtave të njeriut që regjimi saudit kryen kundër kombit të këtij vendi dhe kombeve të rajonit dhe t'i pengojë ata nga shkelja e të drejtave të këtyre kombeve.

Tags