Vazhdon vrasja e palestinezëve nga persona të armatosur e të panjohur
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136406-vazhdon_vrasja_e_palestinezëve_nga_persona_të_armatosur_e_të_panjohur
Një burim lajmesh raportoi martirizimin e një palestinez të sapo liruar nga persona të armatosur e të panjohur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 13, 2022 05:39 Europe/Tirane
  •  Vazhdon vrasja e palestinezëve nga persona të armatosur e të panjohur

Një burim lajmesh raportoi martirizimin e një palestinez të sapo liruar nga persona të armatosur e të panjohur.

Sipas faqes së lajmeve Ma'a Palestine, "Ibrahim al-Touri" u qëllua për vdekje nga njerëz të panjohur para shtëpisë së tij në Kafr Qasim që ndodhet në Palestinën e pushtuar. Sipas këtij raporti, al-Touri ishte i burgosur në burgjet e regjimit sionist për 16 vjet dhe u lirua nga burgu 2 vjet më parë. Që nga fillimi i këtij viti (2022), 100 persona në Palestinën e pushtuar, përfshirë 12 gra, janë martirizuar në dhunë dhe incidente me armë zjarri nga regjimi sionist. Palestinezët duke mbajtur disa herë demonstrata kanë protestuar për ekzistencën e pasigurisë në qytetet arabe të Palestinës së pushtuar. Bandat dhe grupet kriminale janë zakonisht shkaku i pasigurisë në këto qytete të ndryshme palestineze dhe sipas protestuesve, policia sioniste nuk merret me këta persona. Të drejtat e popullit të shtypur palestinez për më shumë se shtatëdhjetë vjet janë shtypur vazhdimisht nga regjimi pushtues sionist. Gjatë kësaj periudhe, ky regjim ka kryer krimet më brutale kundër palestinezëve.