Sulm ndaj një postblloku të regjimit sionist në Bregun Perëndimor
Burimet informative njoftuan për një sulm ndaj një postblloku të forcave sioniste në Bregun Perëndimor.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, ky sulm është kryer duke sulmuar me armë forcat izraelite në postbllokun “Al-Jalma” në verilindje të Jeninit. Deri më tani asnjë person apo grup nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por në bazë të disa dëshmive duket se ky operacion është kryer nga forcat e grupit Arin Al-Asud (Bisheh Shiran). Në një deklaratë të publikuar të premten, ky grup mori përgjegjësinë për dy operacione me armë në disa postblloqe në territoret e pushtuara. Arin al-Asud është një grup i sapokrijuar i rezistencës që beson se anëtarët e tij përkrahen nga të gjitha grupet e rezistencës dhe selinë dhe pikën fillestare të operacioneve të tij e ka vendosur në pjesën e vjetër të qytetit të Nablusit në veri të Bregut Perëndimor. Në sulmet e fundit në qytetin e Nablusit, regjimi sionist donte të zhdukte këtë grup të sapokrijuar të rezistencës, por parakalimi i sotëm i këtyre luftëtarëve bie ndesh me ato që thanë dhe tregojnë qëllimet e deklaruara të pushtuesve.