Siria kërkoi t'i jepet fund pranisë ushtarake amerikane
Ministria e Jashtme siriane, me anë të një deklarate, dënoi veprimet e forcave pushtuese amerikane dhe kërkoi t'i jepet fund pranisë së paligjshme ushtarake të Shteteve të Bashkuara në vend.
Sipas agjencisë së lajmeve Tass, në deklaratën e Ministrisë së Jashtme siriane thuhet: “Siria tërheq vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar për grabitjen sistematike të burimeve natyrore të popullit sirian nga Shtetet e Bashkuara dhe njësitë e saj të milicisë. Në këtë deklaratë, Damasku kërkoi gjithashtu kthimin e vendburimeve të naftës dhe gazit dhe kompensim për burimet e grabitura. Në këtë deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë gjithashtu theksoi: “Heshtja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me politikën agresive të Shteteve të Bashkuara dhe shkeljen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare është e papranueshme”. Injorimi i vuajtjeve të sirianëve si pasojë e sanksioneve të vendosura nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ka pasoja katastrofike për jetën e përditshme të qytetarëve dhe nuk i lejon ata që të marrin shërbimet e nevojshme si gazi, energjia elektrike, veçanërisht tani në sezonin e dimrit. “Duhet thënë se në nëntor 2017pas humbjes së grupit terrorist ISIS si krahu ushtarak amerikan në Siri, forcat amerikane e zëvendësuan drejtpërdrejt këtë grup dhe filluan nxjerrjen dhe vjedhjen e naftës siriane.