Izraeli u bie të vetëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136598-izraeli_u_bie_të_vetëve
Forcat e regjimit sionist hapën zjarr ndaj elementëve të sigurisë së këtij regjimi në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 17, 2022 06:42 Europe/Tirane
  • Izraeli u bie të vetëve

Forcat e regjimit sionist hapën zjarr ndaj elementëve të sigurisë së këtij regjimi në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Mediat e regjimit sionist zbuluan se disa nga forcat e regjimit sionist qëlluan gabimisht mbi elementët e sigurisë së këtij regjimi pranë vendbanimit sionist “Ofra” në verilindje të Ramallah në Bregun Perëndimor. Sipas këtyre mediave, forcat e regjimit sionist menduan se elementët e sigurisë së këtij regjimi ishin shtetas palestinezë që gjuanin me gurë. Ndërkohë, gjatë natës së kaluar fshati Burin në qytetin e Nablusit në Bregun Perëndimor ka qenë skenë e përleshjeve mes palestinezëve dhe ushtrisë sioniste të cilat vazhduan deri në mëngjesin e së shtunës. Në përgjigje të krimeve të kryera nga regjimi sionist në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor, gjatë muajve të fundit janë rritur ndjeshëm operacionet anti-sioniste. Liderët politikë dhe institucionet ushtarake e të sigurisë të këtij regjimi pranojnë pamundësinë e tyre për t'u përballur me këto operacione dhe paralajmërojnë për zgjerimin e tyre. Para kësaj, sionistët luftonin me palestinezët vetëm në jug të territoreve të pushtuara dhe në rajonin e Gazës, por tani Bregu Perëndimor në lindje të Palestinës është kthyer arenë të operacioneve palestineze kundër regjimit sionist.