Forcat sionist plagosin me dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor
Burimet palestineze të informimit kanë njoftuar se forcat ushtarake të regjimit sionist kanë vazhduar sulmet e tyre në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan dhe kanë plagosur me dhjetëra palestinezë.
Kanali televiziv Al-Mejadin njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot përgjatë disa orëve kanë sulmuar dhe bastisur disa qyteza palestineze në rrethinën e Ramallahut dhe Nablosit dhe janë përleshur me palestinezët dhe kanë hapur zjarr në drejtim të tyre duke përdorur municion luftarak.
Sipas Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës, gjatë këtyre përleshjeve janë plagosur të paktën 48 palestinezë.
Sipas raporteve të burimeve lokale, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar edhe disa fëmijë palestinezë në fshatin Faghua në verilindje të qytetit Xhenin. Në Ramallah gjithashtu është plagosur një i ri palestinez në afërsi të kampit Aufar sepse ishte goditur nga plumbat e forcave pushtuese sioniste. Të rinjtë palestinezë gjithashtu edhe në perëndim të Ramallahut janë përballur me forcat ushtarake sioniste.
Në rrethinën e qytetit Nablos, forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar fshatrat Tel dhe Madma dhe janë përleshur me banorët palestinezë.