Sejed Hasan Nasrullah: Libani është vend i të gjithë libanezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136622-sejed_hasan_nasrullah_libani_është_vend_i_të_gjithë_libanezëve
Sekretari i përgjithshëm i Libanit deklaroi se prania e këtij subjekti politik në qeverinë e Libanit është me qëllim të lehtësimit të punëve në mënjanimin e nevojave të popullit të Libanit dhe ne dëshirojmë të jemi partneri i plotë dhe i unifikuar në të drejtat dhe detyrat e popullit të Libanit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 17, 2022 12:16 Europe/Tirane
  • Sejed Hasan Nasrullah: Libani është vend i të gjithë libanezëve

Sekretari i përgjithshëm i Libanit deklaroi se prania e këtij subjekti politik në qeverinë e Libanit është me qëllim të lehtësimit të punëve në mënjanimin e nevojave të popullit të Libanit dhe ne dëshirojmë të jemi partneri i plotë dhe i unifikuar në të drejtat dhe detyrat e popullit të Libanit.

Faqja informative Al-Akhbar njoftoi se Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut të Libanit, deklaroi: "Marrëveshja me partinë politike "Lëvizja e Lirë Kombëtare" e drejtuar nga Xhibran Basil, do të vazhdojë derisa ata të dëshirojnë dhe mbledhja e fundit e qeverisë së Libanit dhe prania e përfaqësuesve të Hezbullahut në atë mbledhje, nuk përmban mesazh politik për asnjë palë".

Sejed Hasan Nasrullah, sekretari i përgjithshëm i Hezbullahut, disa ditë më parë në një takim të gjatë me grupin punues të Hezbullahut në qeverinë e Libanit, në mënyrë të qartë dhe të prerë ka theksuar tre çështje:

E para ishte se Libani në formën e tij, në territoret gjeografik dhe në pluralizmin aktual është atdheu i të gjithë qytetarëve të këtij vendi dhe Hezbullahu nuk dëshiron që të jetë parti ose grup prijës në këtë drejtim, por dëshiron që të jetë partnerë i plotë dhe i unifikuar në të drejtat dhe detyrat përkatëse, asgjë më pak dhe asgjë më shumë.

E dyta ishte kjo që Hezbullahu nuk do të dalë nga marrëveshje me partinë politike "Lëvizja e Lirë Kombëtare", përveç nëse kjo parti politike dëshiron një gjë të tillë.

E treta ishte kjo që spekulimet në lidhje me mbledhjen e fundit të këshillit të ministrave të Libanit dhe kjo që prania e Hezbullahut në këtë mbledhje përmban një mesazh politike ose që është kundër ndonjë pale të caktuar, nuk janë aspak të vërteta. Ky subjekt politik dëshiron të punojë në bazë të përgjegjësisë që ka për lehtësimin e problemeve të popullit të Libanit dhe në këtë rrugë nuk ka kurrfarë qëllimi tjetër politik.

Vlen të theksohet se pas përfundimit të mandatit presidencial të Mishel Aun më 31 tetor, Libani është futur në një krizë politike të ndërlikuar që deri më tani për shkak të mos arritjes së marrëveshjes mes grupeve politike, akoma nuk është zgjedhur presidenti i shtetit dhe as kabineti i ri qeveritar në këtë vend.