Forcat e rezistencës kryejnë sulme të armatosura kundër sionistëve
Burimet palestineze të informimit kanë njoftuar për zhvillimin e përleshjeve të armatosura mes luftëtarëve të rezistencës së Palestinës me forcat ushtarake të regjimit sionist në disa rajone të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Agjencia e lajmeve Shahab News njoftoi se në kundërpërgjigje ndaj sulmeve të sionistëve në qytezën Arabe në jugperëndim të Xheninit dhe gjithashtu në qytetin Al-Khalil (në veri të Bregut Perëndimor), luftëtarët e rezistencës palestineze kanë sulmuar disa patrulla të forcave ushtarake të regjimit sionist.
Brigada e Xheninit e rezistencës palestineze në Bregun Perëndimor me anë të një deklarate, ka deklaruar se luftëtarët e rezistencës kanë sulmuar forcat ushtarake sioniste në qytezën Arabe.
Grupi i rezistencës "Ghabatije" që vepron në kuadër të brigadave "Kods" të Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës gjithashtu ka njoftuar për kryerjen e disa sulmeve të armatosur kundër forcave ushtarake sioniste. Ky grup i rezistencës palestineze ka deklaruar se luftëtarët e rezistencës kanë sulmuar forcat ushtarake sioniste në hyrje të qytezës Barkin në rrethin e qytetit Xhenin dhe gjatë këtij sulmi janë zhvilluar luftime të ashpra.
Nga ana tjetër, sot në mëngjes një grup i kolonëve sionistë të mbështetur nga forcat ushtarake sioniste kanë hyrë me dhunë në ambientet e Xhamisë Al Aksa në Kodsin e pushtuar.