Forcat amerikane lëshohen nga helikopteri dhe rrëmbejnë katër qytetarë sirianë
Burimet siriane të informimit kanë njoftuar se forcat ushtarake të Amerikës gjatë një operacioni special, janë lëshuar nga helikopteri mbi një shtëpi në Hasake dhe kanë rrëmbyer katër qytetarë sirianë në këtë rajon.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se sipas burimeve lokale, një helikopter i forcave pushtuese amerikane gjatë një operacioni special, është ndalur mbi një shtëpi në afërsi të shkollës "Al-Bejruni" në qytetin Al-Shadadi në jug të provincës Al-Hasake në verilindje të Sirisë dhe forcat amerikane pasi janë lëshuar mbi çatinë e asaj shtëpie, kanë rrëmbyer 4 qytetarë sirianë.
Vlen të theksohet se forcat pushtuese amerikane kohë pas kohe në bashkëpunime me militantët kurdë të Sirisë, po sulmojnë dhe bastisin shtëpitë e banorëve sirianë në rajone të ndryshme që mbajnë nën pushtimin e tyre në provincat Rakka, Dejrul-Zur dhe Hasake dhe po shkaktojnë frikë e tmerr në mesin e popullatës siriane.