Forcat sioniste vrasin të ri palestinez
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i136942-forcat_sioniste_vrasin_të_ri_palestinez
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë vrarë një të ri palestinez duke e qëlluar me plumb në territoret e pushtuara.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 23, 2022 12:15 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste vrasin të ri palestinez

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë vrarë një të ri palestinez duke e qëlluar me plumb në territoret e pushtuara.  

Faqja informative Arab 48 ka njoftuar se Na'im Mahmud Dhib Badir, palestinezi 23 vjeçar, është qëlluar sot me plumb nga forcat ushtarake të regjimit sionist në fshatin Kafar Kasem në rajonin e trekëndëshit jugor në veri të territoreve të pushtuara.

Forcat ushtarake të regjimit sionist ka pretenduar se ky i ri palestinez ka hapur zjarr në drejtim të forcave policore të regjimit sionist dhe është munduar që gjatë një operacioni të shtypë me makinë forcat e policisë.

Familja e Na'im Badir gjithashtu ka thënë se forcat ushtarake të regjimit sionist po gënjejnë dhe ata e kanë vrarë djalin e tyre në mënyrë çnjerëzore ka kurrfarë arsye.

Forcat policore të regjimit sionist gjithashtu kanë arrestuar disa prej të afërmeve të Na'im Badir dhe i kanë dërguar ato në stacion të policisë për t'i marrë në pyetje.

Policia e regjimit sionist gjithashtu ka deklaruar se dy pjesëtarë të policisë së këtij regjimi janë plagosur dhe janë dërguar në spital.